Fundi i hidhur

0
13
Gjigandi

Pas 7 vitesh, Napoli përgatitet t’I thotë lamtumirë sulmuesit të krahut Jose Maria Callejon që e ka ndarë mendjen ta mbyllë karrierën e tij në Spanjë, vendlindje.

Edhe pse ka qenë i alternuar në paraqitjet e tij, megjithatë sulmuesi ka dhënë më të mirën në vitet me Benitez, ku ka shkëlqyer, teksa më pas ka ardhur duke rënë.

Napoli nuk do t’i rinovojë kontratën pasi kërkesat e tij kanë qenë të larta dhe axurrët e shohin më shumë drejt perëndimit se sa shkëlqimit, duke ndryshe si me Mertens, që oferta i është bërë dhe e mirë madje.

Këtë sezon ka luajtur 23 ndeshje duke shënuar 6 gola, ndërsa ndikimi i tij në fushë nuk është më si përpara disa vitesh. Napoli e mori Callejon nga Real Madrid për 9.5 milionë euro në vitin 2013.

Njoftime falas, njoftime pune

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu