Në Shkup u organizua aktiviteti i përbashkët Maqedoni e Veriut vs Kosovë me moton dy shtete një tavolinë, me ç’rast u organizua ndeshje miqësore ndërmjet përfaqësueseve U19 të meshkujve dhe femrave.
Në këtë aktivitet mori pjesë zv. Ministrja për Sport, znj. Daulina Osmani si dhe Drejtori i Agjencionit për Sport, Këshilltarja për Sport e Kryeministrit të Maqedonisë Veriore si dhe Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Olimpik të Maqedonisë së Veriut.
Aktiviteti ka qenë i shoqëruar me program të pasur kulturor e muzikor dhe me fjalime motivuese e kremtuese nga përfaqësuesit e dy shteteve.
Aktiviteti ishte mirë i organizuar, ku pas fjalëve të rastit nga përfaqësuesit e të dy ministrive, dhe aktiviteteve tjera të ndërlidhura me aktivitetin filluan edhe ndeshjet e të dy përfaqësueseve.
Përderisa ekipi i meshkujve shënoi fitore me 4:1, ekipi i femrave barazoi me 3:3, një rezultat jo i rëndomtë në pingpong.