Mposhti Lazion në frymën e fundit, Pioli shtyn ‘Djallin’ drejt titullit: Lojtarët e mi janë luanë!

0
Mposhti Lazion në frymën e fundit, Pioli shtyn ‘Djallin’ drejt titullit: Lojtarët e mi janë luanë!
Gjigandi

Milani fitoi në frymën e fundit ndaj Lazios, në fushën e kësaj të fundit dhe shton tri pikë shumë të rënda nga këndvështrimi i titullit kampion. Skuadra kuqezi arrin t’i përgjigjet Interit dhe në pritje për të parë se si do të përfundojë rikuperimi i ndeshjes së prapambetur të zikaltërve ndaj Bologna (të mërkurën), po shijojnë kreun e renditjes.

Stefano Pioli, duke folur për mikrofonat e DAZN ka komentuar ecurinë e ekipit të tij: “Është e drejtë të jesh i kënaqur dhe i lumtur. Jam i lumtur për tifozët tanë, që janë dëshmuar edhe një herë fantastikë. Jam i lumtur për lojtarët e mi, që janë luanë.

Në vend të tyre do të zemërohesha, sepse iu jepen shumë pak merita, ndërsa prej nja dy vitesh po tregohen shumë të fortë dhe me një mentalitet të madh. Kanë mbetur edhe katër ndeshje dhe ne do të përpiqemi t’i fitojmë të gjitha. Nuk e di nëse do të kemi sukses, por lojtarët e mi janë vërtet shumë të fortë”.

Milani u rikthye në këmbë, pavarësisht presionit nga fitorja e Interit dhe epërsisë së hershme të Lazios: “Fatkeqësisht pësuam një gol të hidhur në fillim, por treguam edhe një herë aftësi të madhe për të qëndruar brenda lojës. Djemtë u mblodhën bashkë dhe nuk u dorëzuan deri në frymën e fundit.

Natyrisht, Lazio na vuri në vështirësi, është një ekip i madh, me lojtarë të fortë dhe një trajner të shkëlqyer. E dimë që kalendari është aty për të na vënë në vështirësi, por do të përpiqemi të bëjmë më të mirën e mundshme”.

RonaTyra

Në “Olimpico” pamë Tonali në një version më ofensiv: “Është diçka që e kemi provuar, por që jo gjithmonë ka pasur sukses. Në pjesën e parë patëm tri-katër situata në shtyllën e largët, por në pjesën e dytë ngritëm më shumë mbrojtësit e krahut.

Kur kishin mbetur edhe pak minuta, provuam gjithçka. Që episodet të funksionojnë në favorin tonë duhet të jemi më të vendosur dhe më të egër. Ishim të tillë sonte. Tashmë jemi në Champions League, në këtë kohë të vitit të kaluar nuk e dinim nëse do të kualifikoheshim. Është një rritje e vazhdueshme e Milanit”.

Mes protagonistëve të mëdhenj të ndeshjes ishte edhe Leao: “Ai bëri një lojë të shkëlqyer, por e pashë pak të lodhur në fund. Jam munduar të sjell energji të reja dhe lojtarë me karakteristika të ndryshme, sepse e dija që mund të fitonim.

Krijuam shumë dhe besuam deri në fund. Në Serie A nuk ka pasur kurrë një ekip kaq të ri që të luftojë për titull, ne po përpiqemi. Më duhet t’iu kërkoj djemve një përpjekje të fundit. Të mos mendojmë shumë larg, e dimë se çdo ndeshje do të jetë e vështirë.

Ne duhet të përpiqemi t’i fitojmë të gjitha. Nëse arrijmë në 86 pikë do të thotë se kemi bërë gjithçka dhe më shumë. Pastaj nuk mund ta dimë se çfarë do të bëjnë kundërshtarët tanë”. Edhe një herë, Giroud u tregua vendimtar me një gol: “Po flasim për një lojtar të madh dhe një person të thellë. Ishte një blerje e shkëlqyer”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu