KOKSH, takim me ministren

0
KOKSH, takim me ministren
Gjigandi

Vetëm disa ditë pasi mbajti asamblenë e jashtëzakonshme, në të cilën u votua përjashtimi i dy prej anëtarëve të KE-së, Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar ka njoftuar një tjetër takim shumë të rëndësishëm.

Me propozim të presidentit Fidel Ylli, KOKSH do të mbajë një tryezë të rrumbullakët me federatat sportive anëtare të Komitetit Olimpik, si dhe me Ministrinë e Sportit.

Tematikat kryesore të këtij takimi janë situata alarmante, në të cilën ndodhet komuniteti i shumësportëshit prej reduktimit të madh që i është bërë fondit grant, si dhe rihapja e basteve sportive.

Siç dihet, këtë vit qeveria e ka zbritur buxhetin e sportit në 500 milionë lekë të vjetër, nga 1 miliard e 380 milionë që ishte vitin e kaluar.

Ndonëse federatat besojnë se bëhet fjalë vetëm për një fond të pjesshëm, teksa thonë se kanë marrë garanci nga ministria, por këtë gjë vetëm koha do ta vërtetojë.

RonaTyra

Ndërkohë, një temë shumë e nxehtë, për të cilën e ka ngritur zërin vazhdimisht edhe presidenti i KOKSH, Fidel Ylli, është hapja e basteve sportive.

Siç është e ditur, kompanitë e basteve në Shqipëri kanë ulur qepenat “de jure” që prej datës 1 janar 2019, por që gjatë këtyre viteve i kemi parë “de facto” që të lulëzojnë ilegalisht.

Ylli vijon përpjekjet dhe negociatat me qeverinë për formalizimin dhe rikthimin e tyre me ligj, ashtu sikurse funksionojnë në të gjithë botën.

Kompani, të cilat do të ishin taksapaguese dhe do të sillnin sigurisht më shumë të ardhura edhe për sportin. Takimi i njoftuar nga Komiteti Olimpik do të zhvillohet nesër në orën 12:00 në ambientet e hotelit “Tirana International”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu