Koronavirusi rikthehet në Fier, i prekur nip e xhaxha, dyshohet se u infektuan në një…

0
Gjigandi

Janë 6 raste me Covid-19 në qytetin e Fierit pas disa ditëve negative.

Sipas burimeve thuhet se dy prej rasteve janë një punonjës i Kadastrës dhe një punonjës i një kompanie naftënxjerrëse kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Dy rastet pozitivë janë xhaxha e nip me njëri- tjetrin dhe mësohet se kanë qenë në një festë familjare.

Pasi kanë shfaqur simptomat e para të Covid-19, u është marrë tampon, i cili ka rezultuar pozitiv.

RonaTyra

Të dy institucionet vijojnë normalisht punën, nën masat e rrepta të protokolleve të sigurisë ndërsa janë karantinuar tashmë jo vetëm dy personat pozitiv por edhe kontaktet e afërta.

Deri më tani, të gjithë kontaktet e dy rasteve të fundit që i janë nënshtruar tamponit kanë dale negativë, ndërsa vijon hetimi i kontakteve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu