Klubi i Dritës ka njoftuar sot se një futbollist është i infektuar me Koronavirus
Para disa ditësh është marrë vendimi që Superliga e Kosovës të rikthehet në qershor, ndërsa nga kjo javë kanë filluar edhe stërvitjet e klubeve.
Por, një lojtar i Dritës del të jetë i infektuar me COVID-19 dhe këtë gjë e ka bërë të ditur klubi me anë të një komunikate.
Klubi i Dritës ka kërkuar që të bëhen teste të futbollistëve para se të fillojë kampionati.
Ky është postimi i plotë nga klubi i Dritës:
KOMUNIKATË
Sot është pritur që klubit ti bashkangjiten edhe lojtarët tjerë që janë jashtë Kosovës, por kemi marrë një lajm aspak te mirë, sepse njëri prej tyre ka rezultuar pozitiv në testimin për Covid-19.
Lojtari deri tani nuk ka shfaqur simptoma dhe do te vijojë të qendrojë i izoluar në shtëpi.
Jemi shumë të brengosur nga kjo situatë dhe kërkojmë nga Instituti i Shëndetit Publik të Kosovës, Ministria e Shëndetsisë si dhe nga FFK që tu bëhen testet qdo futbollisti dhe qdo personi që involvohet në aktivitete sepse në të kundertën mund të rrezikojmë shëndetin e të gjithë komunitetit të futbollit.
Klubi i dëshiron shërim sa më të shpejt lojtarit dhe do ti qëndroj pranë në qdo rrethanë!