Komuniteti grek i Dëshmitarëve të Jehovait reagon pas ngjarjes horror në Tiranë: Asnjëra prej dy grave…

0
Gjigandi

Që nga ngjarja e tmerrshme e ndodhur mbrëmë në Tiranë, përfaqësues të Dëshmitarëve të Jehovait kanë mohuar që nënë e bijë të vdekura në një apartament, të ishin pjesë e fesë së tyre.

Bashkë me dy viktimat, Zhaneta Josifi, 56 vjeçe, dhe vajza Anisa Josifi 30 vjeçe, në apartament u gjet edhe vajza tjetër, Blerta Josifi, 34 vjeçe, e cila ishte në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po merr trajtim mjekësor.

Por, përveç dëshmitarëve të Jehovait në Shqipëri, orët e fundit kanë reaguar edhe ata të Greqisë, duke mohuar që dy viktimat të kishin lidhje me sektin e tyre fetar.

“Zougla” shkruan se sipas shërbimit mjekoligjor, 30-vjeçarja, Anisa Josifi, studente në universitet, kishte vdekur të paktën 15 muaj, para se të konstatohej ngjarja e rëndë dhe nëna dhe motra e mbanin të mbuluar në krevat, duke pritur “ringjalljen” e saj.

RonaTyra

Në deklaratën e komuniteti Grek të Dëshmitarëve të Jehovait thuhet:

“Ne duam t’ju informojmë zyrtarisht se asnjëra prej dy grave që kanë kryer vetëvrasje nuk i përkisnin bashkësisë sonë fetare dhe as nuk kishin ndonjë lidhje me të. Mbi të gjitha, vetëvrasja nuk është për asnjë arsye e justifikuar nga feja e Dëshmitarëve të Jehovait.
Mësimet e Biblës bazohen në respektin më të madh të jetës njerëzore dhe askund quhet vetëvrasja, si diçka e bekuar nga Zoti. Është bindja jonë e thellë që Perëndia kurrë nuk do t’i kërkonte askujt që t’i japë fund jetës së tij, sepse jeta është e shenjtë për të!”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu