Komuna e Podujevës apelon tek qytetarët të mos mbajnë të pame

0
Gjigandi

Në mesin e shumë komunave në vend edhe komuna e Podujevës ka të prekur me koronavirus.

80 vjeçari, Sheqir Osmani, nga Podujeva dje ka humbur betejën me koronavirus.

Komuna e Podujevës teksa i shpreh ngushëllime familjes Osmani apelon tek ata që varrimi të kryhet vetëm me pjesëmarrjen e familjarëve dhe të afërmve.

Gjithashtu kërkohet nga qytetarët që krasah kryerjes së ceremonive mortore të mos organizojnë të pame.

Ky është postimi i plotë:

RonaTyra

Apel i Shtabit Emergjent të Komunës së Podujevës

Shtabi Emergjent i Komunës së Podujevës në takimin e sotëm ka shqyrtuar gjendjen aktuale me pandeminë COVID-19 në komunën e Podujevës, vendimin e fundit të Qeverisë për masat mbrojtëse dhe rastin e fundit të vdekjes së një qytetari nga fshati Llaushë.

Shtabi Emergjent i shpreh ngushëllime familjes Osmani, për vdekjen e 80-vjeçarit Sheqir Osmani, cili ishte i infektuar me COVID-19. Ceremonia e varrimit të të ndjerit do të bëhet sot, prandaj Shtabi Emergjent apelon që varrimi të kryhet vetëm me pjesëmarrjen e familjarëve dhe të afërmve, duke respektuar masat mbrojtëse sipas rekomandimeve të IKSHPK dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Gjithashtu, kërkohet nga qytetarët që krahas kryerjes së ceremonive mortore nga rrethi familjar, të mos organizojnë pritje-të pame në rastet e vdekjes së familjarëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu