Komiteti i Teknik i Ekspertëve ndryshon mendje: Mbajtja e maskave do të bëhet me detyrim

0
Gjigandi

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur mbajtjen me detyrim të maskave mbrojtëse në fytyrë në ambientet publike si një masë parandaluese të përhapjes së Covid-19.

Mesa duket autoritetet kanë ndryshuar mendim për çështjen e maskave, teksa kujtojmë se edhe në fazën e hyrjes së pandemisë në vend, por edhe pas rasteve të para dhe deri vonë, autoritetet dhe qeveria, ndoshta nga mungesa e tyre, por nuk përjashtohet rasti edhe për shkak të mungesës së informacionit, shpreheshin se nuk është i domosdoshëm përdorimi i tyre nëse ruhej distanca.

Lajmin për vendimin në fjalë e ka bërë të ditur njëra nga anëtaret e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Gjeorgjina Kuli, e cila tha se mbajtja e maskave do të bëhet e detyrueshme në ambiente të mbyllura dhe me shumë njerëz.

Ajo paralajmëroi se në rast se do të konstatohen persona që në ambiente të përcaktuara, nuk ndjekin protokollin, shkelësit e kësaj mase , do të gjobiten ndërsa bëri me dije se në ditët në vijim do futet në fuqi vendimi.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu