Benjamin Kololli është duke shkëlqyer në elitën e futbollit zviceran pas rikthimit.
Futbolli në Zvicër ishte ndalur për shkak të pandemisë për më shumë se tre muaj, por tani pas rikthimit Zurichu dhe Kololli nuk kanë të ndalur.
Reprezentuesi kosovar ka shënuar pesë gola në pesë ndeshjet e fundit duke shfaqur formë të lartë.
Kololli shënoi edhe në fundjavë në fitoren e Zurichut 2-0 përballë Servettes, fitore që i ka rikthyer ata në luftë fuqishëm për një vend që i dërgon në Evropë.
Kjo ka bërë që ylli kosovar të përfshihet edhe në formacionin më të mirë të javës nga e përditshmja zvicerane Blick.
Por kësaj radhe si rrallë herë më parë vetëm Kololli është nga futbollistët shqiptarë në 11-shen më të mirë të javës.
Formacioni i javës në Zvicër:
Zigi, Ruegg, Van der Werff, Zesiger, Ruiz, Lustenberger, Petretta, Kololli, Margiotta, Demirovic, Schurpf.