Kokainë e heroinë, shkatërrohet banda shqiptare në Janinë | Lajmi i Fundit

0
3
Gjigandi

Shkatërrohet grupi i shpërndarësve të heroinës dhe kokainës në Janinë.
Policia greke ka arrestuar kreun e grupit, i cili sillte drogën nga Shqipëria.

Në pranga janë vënë 3 shqiptarë dhe 5 greke.
Kokë e grupit është një shqiptar 31 vjeçar. Bashkë me të janë ndaluar edhe një djalë dhe një vajzë, të moshave 22 dhe 40 vjeçe.
Në kërkim nga policia greke janë edhe dy shqiptarë nga 30 vjeç secili.
Sipas policisë, ata në 5 muaj e fundit kanë qarkulluar në Janine 1 kilogramë e 150 gram heroinë dhe 30 gram kokainë.
Gjate operacionit të sotëm janë sekuestruar në Janinë:
326 gram heroinë
36 gram kokainë
3400 euro
11 celulare

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu