Ronald Koeman ka shprehur besimin e plotë mbi Frenkie de Jong.
Selektori i kombëtares së Holandës, Ronald Koeman, ka dhënë disa komente për lojtarin e Barcelonës, Frenkie de Jong.
De Jong nuk ka pasur paraqitjet më të mira të mundshme me fanellën e Barcës, por sipas trajnerit holandez, i riu ka nevojë për kohë.
“De Jong është lojtar i ri dhe duhet t’i japim kohë. Ai do të tregojë aftësitë e tij dhe nivelin e tij te Barcelona, njësoj siç bëri me Ajax dhe skuadrën kombëtare”, ka thënë Koeman.
“Nuk kam dyshim se ai është lojtari për të cilin Barcelona ka nevojë në mesfushë”, shtoi trajneri i Holandës.
Frenkie është në mesin e lojtarëve që është i paprekur te Barcelona, kur merkatoja e verës po afron.