KLSH zbulon shkeljet e Veliajt: IMK t’i kërkojë qeverisë e bashkisë rindërtimin e Teatrit ashtu si ishte

0
Gjigandi

Kontrolli i lartë i shtetit ka kërkuar rindërtimin e teatrit kombëtar aty ku ishte dhe si ishte. pas auditimit të të gjithë dokumentacioneve, vihet re shkelja e ligjit në tjetërsimin e qendrës historike dhe ndërhyrjen me qëllim dhënien e lejeve të ndërtimit. në mënyrë urgjente, audituesit kërkojnë  korigjimin e ligjeve në mënyrë profesionale dhe jo për tu bërë fasadë.

Kontrolli i lartë i shtetit ka përfunduar analizën e të gjithë situatës që solli në shembjen e teatrit kombëtar në datën 17 maj.

Sipas deklaratës së këtij institucioni në vitin 2000 është bërë shpallja Ansambël Monument Kulture i aksit kryesor dhe qendrës historike të qytetit të Tiranës në vitin 2017 është miratuar shpallja e qendrës historike të qytetit të Tiranës dhe rregullorja për administrimin e kësaj qendre dhe të zonës së mbrojtur përreth saj.

Këto VKM, thuhet në dokument lejojnë vetëm ndërhyrje konservuese dhe restauruese.

por në datën 03.tetor.2018 anë përcaktuar kufijtë e qendrës historike të qytetit të Tiranës dhe zonat ku do lejohen ndërtime të reja dhe zonat ku nuk lejohen ndërtime të reja.

RonaTyra

Pra, thuhet në rezultatin e auditit, me këtë VKM kanë ndryshuar kufijtë e qendrës historike të Tiranës, si dhe në mënyrë kontradiktore dhe të pavërtetë fshehin ndryshimet reale të kufijve të qendrës historike, në kundërshtim me ligjin “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë”.

Madje në mënyrë të drejtpërdrejtë Audituesit shprehen se konstatuan se ndryshimet reflektojnë kërkesat e Bashkisë Tiranë për zhvillime të reja në territor dhe nuk bazohen në studime e vlerësime të mirëfillta për përcaktimin dhe mbrojtjen e vlerave historike-kulturore të Qendrës Historike.

Sa i përket rekomandimeve KLSH i bën thirrje IMK, t’i kërkojë Këshillit të Ministrave dhe Bashkisë Tiranë, rindërtimin e godinës së Teatrit Kombëtar në zonën ku ka qenë godina e mëparshme, në të njëjtin stil dhe pamje arkitektonik që ajo ka pasur, me të njëjtat volume dhe në  të njëjtin projekt.

Madje Institutit të Monumenteve të Kulturës në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës i kërkohet të marrë masa të menjëhershme dhe të hartojë propozimet përkatëse  për ndryshimin e ligjeve.

Nga auditimi u rekomandua që të merren masa të menjëhershme që procesi i miratimit apo dhe nevoja e ndryshimit apo përcaktimit të kufijve dhe koordinatave  të Qendrës Historike të Qytetit të Tiranës apo dhe qyteteve të tjera në vend, t’i nënshtrohet një procesi të gjerë e të plotë shqyrtimi dhe diskutimi, me argumente të qarta nga institucionet shtetërore të përfshira në proces vendimet thuhet ne raport duhet të jenë bazuar në argumentet shkencore dhe specifika profesionale, duke mos shërbyer si fasadë për të justifikuar veprimet e njëanshme të institucioneve që mund të cenojnë në mënyrë të pariparueshme qendrat historike të vendit tonë, në këtë rast Bashkia e Tiranës apo dhe Këshilli i Ministrave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu