KLP certifikon tre emra për kryeprokuror, përjashtohet avokati nga Vlora – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

KLP ka certifikuar tre kandidatë në garë për postin e Prokurorit të Përgjithshëm. Diten e sotme në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë u miratua lista përfundimtare me emrat e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe do të vijojnë garën.
Sipas deklarates se Keshillit, rezulton se Arta Marku, Olsian Çela dhe Fatjona Memçaj plotësojnë kushtet ligjore për të vazhduar garën më tej. Nga ana tjetër, kandidati Lulzim Alushaj, avokat nga Vlora, u skualifikua pasi nuk ploteson kushtin e pasjes 15 vjet përvojë pune si jurist i spikatur.

Ankimimi për këtë vendim duhet të bëhet brenda tre ditësh. Kryetari i KLP Gent Ibrahimi, njoftoi ne fillim te mbledhjes se “sot Këshilli është në gjendje të vlerësojnë kandidatët të cilët plotësojnë kushte ligjore për të vazhduar garën për pozicionin e Prokurorit të Përgjithshëm. Anëtarët të Këshillit kanë shqyrtuar me seriozitet dosjen e çdo kandidati. Çdo anëtar i Këshillit do të shprehë mendimin e vet për plotësimin e kushteve ligjore të 4 kandidatëve në garë”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu