Infrastruktura sportivë është kyçe në ngritjen e nivelit të sportit në një vend. Në Kosovë së fundmi është duke u investuar bukur shumë në stadiumet e futbollit. Së fundmi është Prizreni që është bërë më një stadium të bukur ku do t’u mundësohet të rinjëve t’i shpalosin vlerat që kanë.
Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka, ka njoftuar se sot është bërë përurimi i stadiumit në fshatin Sërbicë në Prizren.
“Prizreni ka qenë gjithmonë vatër nga ku kanë dalë futbollistët e njohur. Për të vazhduar këtë traditë, ne si prioritet kemi vendosur investimin në sport dhe rini.
Në këtë drejtim, sot së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Emilija Rexhepi kemi përuruar stadiumin e futbollit në fshatin Sërbicë, i cili është realizuar si investim i Komunës.
Ky stadium do t’ju shërbejë klubeve sportive të Komunës së Prizrenit, si dhe do të jetë në shërbim të futbollistëve të rinj, meqë i plotëson kriteret e kërkuara nga Federata e Futbollit për mbajtjen e garave regjionale për grupmoshat e reja”, ka shkruar Haskuka.