Lajm i keq për tifozët katalanas/ Kriza ekonomike detyron Barcelonën të shesë…

0
Gjigandi

Stadiumi i Barcelonës mund të ndryshojë emrin si pjesë e një marrëveshjeje të madhe sponsorizimi me shërbimin e transmetimit audio. Nga Camp Nou së shpejti mund të bëhet Camp Nou Spotify.

Spotify synon klubin katalanas, por për të negociuar një marrëveshje sponsorizimi që, sipas burimeve të brendshme, do të bëhet një nga marrëveshjet më të mëdha në historinë e futbollit. Një marrëveshje që përfshin, jo vetëm sponsorin e fanellës, por edhe të drejtat e emrit të Camp Nou, shtëpia e Barçës që nga viti 1957.

Sponsorët aktualë të fanellës së Barcelonës janë 2: Rakuten, kompania e tregtisë elektronike dhe Beko, marka e pajisjeve shtëpiake që përdoret në uniformat stërvitore të klubit. Të dyja marrëveshjet do të skadojnë pas gjashtë muajsh dhe klubi katalanas kërkon një marrëveshje të re për të trajtuar problemet financiare.

Sipas mediave spanjolle, katalanasit janë gati të shesin edhe të drejtat e emrit të stadiumit të tyre, por marrëveshja e propozuar nga klubi suedez nuk do të ishte aq afatgjatë sa do të dëshironte klubi. E gjithë marrëveshja, e cila përfshin të drejtat e emrit të stadiumit, pritet të jetë nga 60 deri në 65 milionë euro.

/Burimi: Priza.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu