Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë pas tërheqjes nga tregu të produkteve të “Kinder” – prodhues Ferrero, për dyshimin e prezencës se Salmonella Typhimurium, është kryer gjurmueshmeria e plotë e tregtimit të këtij produkti në Kosovë.
Sipas të dhënave, produktet nga brendi “Kinder” janë importuar nga Gjermani, Italia, Polonia dhe Belgjika.
Bazuar në të gjitha njoftimet e RASFF dhe lajmërimet e autoriteteve të shteteve produktet Kinder që nuk kanë origjinë Belgjikën janë të sigurta për konsum.
“Andaj AUV sot vendosi qe të lejojë rikthimin e tyre ne treg për konsum. Sipas të dhënave nga kontrolli kufitar, nga muaji shtator 2021 deri me tani janë importuar 94 ngarkesa me produkte të brendit “Kinder”, në vetëm 9 prej tyre ka pasur sasi të vogla me origjinë nga fabrika në Belgjikë. Të gjitha produktet tjera të brendit “Kinder” qe janë importuar në Kosovë janë nga Gjermania, Italia dhe Polonia, për të cilat nuk është pranuar asnjë njoftim për ndonjë dyshim, mbi bazën e kësaj lëshohen për qarkullim ne treg”,
thuhet në njoftim.
“Për këtë janë mbledhur dhe trajtuar të gjitha informata, përmes të cilave është argumentuar se nuk ekziston ndonjë dyshim i bazuar për prodhimet e fabrikave nga shtetet e lartcekura. Poashtu të njëjta janë në qarkullim në të gjitha vendet. Nga dita e parë e paraqitjes se problemit, janë angazhuar të gjithë mekanizmat e autoritetit qe sa me shpejt dhe saktë të behet gjurmueshmëria e plotë. Në secilin hap të veprimeve kemi komunikuar për të mbajtur konsumatorin e informuar. I kemi larguar të gjitha produktet e këtij brendi për të verifikuar, secilin produkt bazuar në origjinë dhe lot prodhime në anën tjetër për të mbajtur konsumatorin e sigurt deri ne gjurmim të plotë. Pas ndërmarrjes se të gjitha veprimeve gjurmuese, është vendosur qe të rikthehen ne treg të gjitha produktet “Kinder”, përveç atyre me origjinë nga Belgjika”,
thotë më tej AUV-i.