Kim Kardashian tregon për raportin me partnerin 13 vjet më të ri: Jam e lumtur, një ndjenjë shumë…

0
Kim Kardashian tregon për raportin me partnerin 13 vjet më të ri: Jam e lumtur, një ndjenjë shumë…
Gjigandi

Kim Kardashian ka zbuluar disa detaje të tjera rreth romancës me Pete Davidson.

Të mërkurën, ylli i “The Kardashians” u shfaq në “Jimmy Kimmel Live!” me motrat Kourtney, Khloe Kardashian, Kendall si dhe nënën Kris Jenner, teksa zbuloi se hera e parë që puthi Davidson ishte në “Saturday Night Live”.

Duke treguar një foto të yjeve të veshur si Aladdin dhe Princesha Jasmine, Kimmel pyeti se ku përfundonte tapeti magjik ku ata ishin ulur.

.@KimKardashian tells @RobinRoberts “I wouldn’t be with someone if I didn’t plan on spending a lot of my time with them” when asked how serious her relationship with Pete Davidson is. #TheKardashians special premieres tomorrow 8/7c on @ABC and @Hulu. https://t.co/PtcWayeRFV pic.twitter.com/TKJTYX9BJg

– Good Morning America (@GMA) April 6, 2022

RonaTyra

“Çfarë u bë me këtë qilim? A e keni këtë tani? Duket se duhet”, e pyeti Kimmel, 54 vjeç themeluesen e “Skims”, Kardashian.

Ylli i realitetit vazhdoi të tregojë se Davidson ishte tashmë një hap përpara.

Gjatë intervistës së saj me Robin Roberts, Kim u shpreh se ndihet e lumtur në marrëdhënien e saj me komedianin.

“Unë jam një vajzë e marrëdhënieve me siguri dhe nuk do të isha me dikë nëse nuk do të kisha në plan të kaloja shumë kohë me të”, tha Kardashian.

“Natyrisht, dua të kem kohën time. Por jam shumë e lumtur dhe shumë e kënaqur, dhe është një ndjenjë shumë e mirë vetëm të jesh në paqe”.

Kardashian paraqiti kërkesën për divorc nga Kanye West në shkurt të vitit 2021.

Reperi që atëherë ka reaguar për zhgënjimet që kishte ndaj nënës së katër fëmijëve, teksa ka përfshirë edhe të dashurin, i cili është 13 vjet më i vogël se ajo.

Pas muajve që pati sulme të vazhdueshme, West kishte thënë ‘se nuk do të merret më me Kim dhe të dashurin e saj dhe se do të shkojë diku larg për të marrë ndihmë’.

Ish-çifti ndajnë bashkë katër fëmijë: North, Chicago, Saint dhe Psalm.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu