“Dhurata më e madhe në jetën time”, Lirim Kastrati reagon pasi u bë baba për herë të parë

0
“Dhurata më e madhe në jetën time”, Lirim Kastrati reagon pasi u bë baba për herë të parë
Gjigandi

Futbollisti i njohur shqiptar, Lirim Kastrati, javën e kaluar u bë baba për herë të parë.

Ai dhe partnerja e tij, modelja kroate, Angela Simac, kanë mirëpritur një vajzë ndonëse nuk ia kanë zbuluar emrin akoma.

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës ka reaguar për herë të parë, duke shpërndarë dy imazhe me të bijën në Instagram.

Lirim Kastrati (Foto: Instagram)

RonaTyra

“Dhurata më e madhe e jetës time. Vajza ime”, kanë qenë fjalët e 23-vjeçarit.

Të shumta ndërkohë kanë qenë urimet që ka marrë në pjesën për komente nga miqtë e ndjekësit.

Ka qenë Angela që publikoi lajmin në rrjete sociale fillimisht duke treguar se bashkë me foshnjën janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Futbollisti me origjinë nga Kamenica jeton dhe vepron prej vitesh në Kroaci, ku edhe ka ndërtuar karrierën prej futbollisti.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu