Këngëtarja e njohur, Rozana Radi ka një karrierë të gjatë nê televizion dhe është një nga më të pëlqyerat për talentin e saj.
Sot ajo feston ditën e lindjes dhe ka zbuluar me anë të një postimi moshën e saj.
“Në këto 41 vite më e mira që kam bërë për veten time është jeta”, shkruan ajo në foton ku shfaqet me një fustan që i nxjerr në pah format elegante trupore.
Duket se vitet kanë ndaluar për këngëtaren e njohur, pasi koha kalon por ajo mbetet gjithmonë mjaft në formë.