Enca dhe Don Xhoni po vijnë me bashkëpunim.
Këngëtarja Enca Haxhia dhe Don Xhoni i kanë bashkuar idetë për projektin e tyre më të ri muzikor.
Dyshja ende nuk e kanë publikuar këngën pasi po presin të mbushet numri i komenteve në Instagram.
Enca në një postim ditën e djeshme ka thënë se nuk do ta publikojnë këngën pa u bërë 50.000 komente dhe po e mban fjalën.
Megjithatë ajo ka zbuluar pak nga projekti muzikor nëpërmjet publikimit të një fotografie në të cilën duket joshëse.
Pranë postimit ajo ka shkruar pak tekst të këngës duke zbuluar kështu që teksti është eksplicit.