“Kemi edhe 10 finale të tjera, do të japim gjithçka që kemi”

0
Gjigandi

Sergio Ramos është shprehur optimist rreth mundësisë që Real Madrid të fitojë titullin e kampionit në La Liga.

Fitorja kundër Eibar u ka dhënë zemër lojtarëve të Real Madrid, të cilët tashmë kanë Barcelonën vetëm dy pikë larg.

Kapiteni i ‘Los Blancos’, Sergio Ramos, ka thënë se ai dhe shokët e tij do të japin gjithçka në mënyrë që të triumfojnë në La Liga.

“Jam i lumtur me tri pikët dhe që filluam të luajmë përsëri. Ne kemi edhe 10 finale të tjera dhe do të japim gjithçka që kemi”, ka thënë Ramos, transmeton lajmi.net.

“Ishte paksa e çuditshme pas një kohe të vështirë për të gjithë, unë doja që si kapiten, të jap motivim për secilin. Ishte situatë e vështirë, kur nuk mund të dilnim nga shtëpitë, por duhet gjithmonë të sjellim pozitivitet edhe nga gjërat e këqija”, ka shtuar kapiteni i Real.

RonaTyra

Sergio Ramos ishte në mesin e lojtarëve që u regjistruan në listën e golashënuesve, në fitoren 3:1 të Real Madrid kundër Eibar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu