Kemal Ademi e merr lejen nga FIFA, zgjedh Zvicrën para Kosovës
FIFA ia ka dhënë dritën e gjelbër Kemal Ademit për ta përfaqësuar Zvicrën. Futbollisti kosovar kërkohej edhe nga “Dardanët”, por në fund vendosi t’i përfaqësojë “Helvetikët”
Kemal Ademi do ta përfaqësojë përfundimisht Zvicrën.
Federata e Futbollit të Zvicrës e ka marrë dritën e gjelbër nga FIFA, e cila e lejoi futbollistin kosovar që ta përfaqësojë tash e tutje vendin helvetik.
Sulmuesi i Baselit është lindur në Gjermani, ndërsa ka prejardhje nga Kosova.