“Të jepen menjëherë diplomat”/ Ministra e Arsimit: E drejta e studentëve mbi çdo mosmarrëveshje

0
Gjigandi

Në datën 24 qershor një përfaqësi e 315 studentëve të Ekonomikut, që kanë mbyllur studimet master gjatë 2017-2019-tës, dorëzuan në tre institucione, Rektorat, Dekanat dhe Ministrinë e Arsimit, një peticion, ku kërkojnë pajisjen me diploma brenda 10 ditëve, pasi kanë 1 vit që sorollaten pa rezultat.

Dekanati dhe Ministria ju ktheu përgjigje një ditë më pas, pra më 25 qershor.
“Në përgjigjet e tyre, institucionet shpjegojnë që kanë ndjekur procedurat, janë pajisur me numra matrikulimi të gjithë studentët dhe tani diplomat janë depozituar në Rektorat, në pritje të firmosjes nga rektori, që nuk dihet se për çfarë na mban peng”.
“Të mos harrojmë, që 19 studentë nga brezi ynë i kanë marrë diplomat, pra rektori ka dy standarde, vepron në paligjshmëri totale”.
“Ne na ka penalizuar në shumë mënyra mosmarrja e diplomës për të cilën kemi paguar deri në një, tarifat e shkollimit dhe të kartonit. Na na penalizuar për punësim, studime jashtë vendit, rritje page. Unë kam kërkuar një vërtetim në Fakultet për ta paraqitur jashtë shtetit, por institucionet andej e kanë të pamundur ta kuptojnë këtë skandal dhe papërgjegjshmëri që ekziston këtu. Dëmi ynë është jo vetëm material, por edhe shpirtëror. Nuk vuajmë vetëm ne, por edhe familjet tona për këtë padrejtësi”.
Studentët nuk duan përgjigje dhe letra kot. Ata duan që brenda 10 ditëve të marrin diplomat, pasi në të kundërt do të paditen përgjegjësit në gjykatë, që jo vetëm të kthejnë shumën e paguar, por edhe dëmshpërblimin. Pra ta marrin atë që u takon me gjyq. /Juli Ristani/

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu