Këshilli Europian ka publikuar një dokument pak minuta më parë për vendimin për mos hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimine Europian. Ashtu siç deklaroi kreu i Këshillit Donald Tusk, çështja e negociatave do të diskutohet sërish në maj të 2020-ës. Në dokumentin zyrtar bëhet e ditur se Këshilli Europian do të diskutojë sërish për një vendim për negociatat e dy vendeve në maj para samitit BE-Ballkan Perëndimor që do të mbahet në Zagreb. Gjatë një konference për mediat Presidenti Macron foli për moshapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Macron u shpreh se reformat e ndërmarra nga Shqipëria nuk mjaftojnë, dhe se fillimisht BE duhet të zgjidhë vështirësitë që ka brenda vetes.