Katër herë pozitiv, Dybala tregon vuajtjet e karantinës!

0
Gjigandi

Paulo Dybala po vuan shumë në këtë periudhë. Ai u testua pozitiv në testin e katërt radhazi. Argjentinasi së bashku me të dashurën e tij kanë 6 javë të prekur me COVID-19 dhe ende nuk janë shëruar.

Ylli i “Zonjës së Vjetër” ka dhënë një intervistë për brazilianen Anitta në instagramin e Adidasit. “Të them të drejtën, nuk e kisha menduar kurrë se do të më mungonte të luaja futboll dhe të stërvitesha kaq shumë.

“E ndjej se dua të stërvitem, të shoh shokët e ekipit dhe miqtë, e më e vogla të prek topin, pasi të stërvitesh në shtëpi nuk është e njëjta gjë. Dua të vesh këpucët, të vrapoj e të shënoj gola. Kur je i apasionuar, gjithçka e përjeton dyfish.

“Të qëndrosh në shtëpi për kaq gjatë të bën të zbulosh talente të rinj. Unë kam zbuluar se kam pasion të bëj yoga. Të ndihmon dhe të relakson shumë diçka e tillë”, – tha argjentinasi.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu