Edhe një femër nënpresidenti e Komitetit Olimpik të Kosovës, kështu e do rendi nëse flasim për të drejtat e gjinisë së bukur!
Komiteti Ekzekutiv përvëhet nga 15 veta, 10 meshkuj e 5 femra, por asnjë femër nuk është nënpresidente e KOK-ut, sigurisht se në të ardhmen duhet ta kenë një pozitë të tillë.
Sepse, nëse janë katër burra nënpresident, pse nos ta heqim një e të bëjmë një femër nënpresidente, për faktin se sot në Kosovë kemi shumë vajza e gra me të mençura se burrat!
Presidenti i KOK-ut është Besim Hasani, nënpresident i parë i Komitetit Olimpik të Kosovës, Memli Krasniqi, nënpresident i KOK-ut Gazmend Maxhuni, nënpresident i KOK-ut Milaim Kelmendi, nënpresident i KOK-ut Agim Ademi. Shih habinë, asnjë femër!
Diskriminim?
Majlinda Kelmendi, kampione olimpike, është anëtare e Bordit Ekzekutiv të Komitetit Olimpik të Kosovës, Vjollca Krasniqi, Shqipe Bajçinca-Brestovci, Shqipe Zogiani, Besire Domaniku! JU burrat e Komitetit mendoni pak edhe për pozitat e larta të femrave, pasi që e meritojnë disa të janë edhe nënpresidente!