Kapiteni i Dritës, Limani: Forma e jonë nuk është rastësi, ka ende shumë ndeshje të vështira

0
Gjigandi

Kapiteni i Dritës, Ard Limani beson se ende nuk ka përfunduar sa i përket titullit.

Në një prononcim për Indeksonline, Limani tha se ka ende ndeshje të vështirë dhe se gabimet e Prishtinës e Ballkanit dje janë vetëm një lehtësim.

“Kur je në pozitën e parë, suksesi më tepër varet nga vetvetja se sa nga të tjerët. Pra, duhet të gabosh sa më pak, mirëpo edhe gabimet e skuadrave tjera na ndihmojnë. Do te jetë vetëm një lehtësim shume i vogël, mirëpo asgjë nuk na siguron ne rrugën që kemi përpara. Ka ende shumë ndeshje të vështira”, u shprehë ai fillimisht.

Tutje, kapiteni i Dritës shtoi se forma e skuadrës së tij nuk është befasi.

“Forma e Dritës nuk është rastësi. Qysh nga fillimi kemi besuar që do të jemi të denjë për të luftuar për titullin kampion. Kemi shume përvojë në skuadër dhe deri tani po e menaxhojmë shumë mirë çdo ndeshje”, tha Limani.

RonaTyra

Në fundi, ai tregoi se kush do ta përcakëtoj titullin për këtë sezon.

“Të them të drejtën të 3 ekipet pas nesh i shoh si skuadra të barabarta me gjasa për titull. Mendoj që ndeshjet direkte mes nesh do të jenë shumë përcaktuese për titullin”, përfundoj Limani.

Skuadra e Dritës për momentin është katër pikë para Prishtinës që gjendët në pozitën e dytë.

Që nga rifillimi i sezonit, skuadra nga Gjilani ka qenë në formë të mrekullueshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu