Një det i hapur me dallgë apo një det te qetë, nuk përbën problem për Valentina Habibaj, kapitenia e një anijeje turistike në Vlorë.
Ajo e pëlqen dhe dashuron këtë punë dhe shijon kënaqësinë dhe gëzimin qe marrin turistët kur ndodhen ne bordin e anijes se saj dhe ne ato raste kur pasagjerët dyshojnë për aftësinë e saj në lundrim , ajo di si t’i bindë dhe t’i qetësojë.
Profesionin e mori nga bashkëshorti, 8 vjet më parë.
Një biznes familjar i cili kërkonte te merrte jetë dhe te fuqizohej e “detyron” Valentinën te guxojë.
Valentinën dhe bashkëshortin e saj i gjejmë duke nxjerrë sot ne det për herë te parë anije turistike për ta “provuar”. Tashmë e mësuar dhe me punët e rënda si lidhja-zgjidhja e litarëve etj, Valentina shijon emocionin e timonit teksa lundron me anije pas një periudhe pushimi.
Burimi: top-channel.tv