Banorët e Bërxullës në protestë, ndërtimi i Thumanë-Kashar u prek shtëpitë

0
Gjigandi

Banorët e Bërxullës në Vorë paraditen e të dielës dolën sërish në protestë. Shkak është bërë ndërtimi i rrugës Thumanë-Kashar, segmenti 20.9 kilometrash pjesë e autostradës Milot –Fier.

Me ndryshimin e projektit banorët shprehen se parashikohet të shemben 20 banesa të tjera.

Shumë prej familjeve thonë se institucionet shtetërore nuk i kanë informuar se çfarë do të ndodhë me shtëpitë e tyre.

Të tjerë banorë nuk janë dakord me vlerën e shpronësimit për banesën dhe tokën.

Në shenjë revolte banorët e Bërxullës protestën e mbyllën në tokën ku firma e ndërtimit ka nisur punën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu