Digjet makina në Sarandë, policia jep detajet

0
Gjigandi

Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Sarandë. Policia bën me dije se automjeti  si pasojë e një defekti teknik, ka marrë flakë.

Po ashtu Policia thekson se ka vetëm për dëme materiale, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë:

Rreth orës 18:20, në lagjen nr.4, Sarandë, ka rënë zjarr, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike, në një automjet tip “Benz”, në pronësi të shtetasit M. B, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu