Emri/ Plagosja e Besmir Ukës në Sarandë, arrestohet autori

0
Gjigandi

Policia e Sarandës ka zbardhur ngjarjen ku mbeti 37-vjeçari plagosor Besmir Uka. Policia ka arritur të prangosë 37-vjeçarin Ermir Shabanaj.

Po ashtu në prangat e Policisë ka përfunduar edhe një 42-vjeçar, pasi akuzohet se ka ndihmuar Shabanajn për t’u fshehur.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Plagosi me mjet prerës, një 37-vjeçar, kapet dhe vihet në pranga.

Arrestohet dhe një shtetas tjetër që dyshohet se ka ndihmuar autorin e ngjarjes, për t’u fshehur.

Pas një pune të mirëfilltë hetimore, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, është bërë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i plotë i ngjarjes së ndodhur më datë 21.10.2022, në lagjen nr. 3, ku mbeti i plagosur me mjet prerës, shtetasi B. U., 37 vjeç.
Si rezultat i punës hetimore, bazuar dhe në inteligjencën operative, në lagjen nr. 4, Sarandë, u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit:
-E. Sh., 37 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se më datë 21.10.2022, në lagjen nr. 3, Sarandë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin B. U., 37 vjeç, i cili ndodhet në spital.

Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë është bërë edhe ndalimi i shtetasit E. M., 42 vjeç, banues në Selenicë, Vlorë, pasi dyshohet se ka ndihmuar shtetasin E. Sh., për t’u fshehur, pas ngjarjes, si dhe dyshohet se po përgatiste kushtet dhe mjetet për ta larguar atë nga qyteti i Sarandës.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu