Sarri drejt largimit, rivalët e Juves e duan për sezonin e ri

0
Gjigandi

Fiorentina po monitoron situatën e trajnerit Maurizio Sarri te skuadra e Juventusit. Corriere Fiorentino shkruan se tekniku toskan po ndiqet nga drejtuesit e klubit vjolë.

E ardhmja e trajnerit Beppe Iachini është vënë në dyshim, pasi rezultatet nuk kanë qenë në krahun e tij. Fiorentina kërkon ringritjen e klubit, por duket e vështirë nëse sheh rezultatet që po prodhon ekipi.

Sarri mund ta mbyllë vetëm pas një viti me Juventusin, pasi humbi Kupën dhe Superkupën, ndërsa kampionati duket më i sigurt. Nëse torinezët eliminohen nga Lyon në Champions dhe ka shanse, pasi ndeshja e parë është humbur 1-0, atëherë e ardhmja do të jetë në pikëpyetje për Sarrin.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu