Policia spanjolle ka goditur një bandë hajdutësh, duke arrestuar katër presona, mes të cilëve edhe një shqiptar. Mediet spanjolle raportojnë se anëtarët e kësaj bande kishin si shënjestër banesat e futbollistëve të Real Madrid dhe Atletico Madrid. Shqiptari i arrestuar është identifikuar si M. Z. dhe është arrestuar për vjedhje me dhunë në shtëpinë e Jose Luis Morena, ngjarje e ndodhur në vitin 2007. Operacioni policor është zhvilluar mes qyteteve të Madridit dhe Tolendo, ku janë arrestuar disa prej anëtarëve të kësaj bande, që ishte kthyer në makthin e futbollistëve. Mes sendeve të vjedhura, policia ka arritur të gjejë edhe medaljen e garës së Champions, e Thomas Partey. Disa prej lojtarëve, banesat e të cilëve janë plaçkitur, janë Casemiro, Isco, Zifane, Morata, etj. Kryesisht, shtëpitë e tyre janë grabitur, ditët kur futbollistët kanë pasur ndeshje të rëndësishme. Tashmë, personat e arrestuar do të japin llogari para drejtësisë spanjolle për grabitjet e kryera.