Pak ditë më parë reperi Kanye West tha se zyrtarisht ai ka vendosur të kandidojë për president të SHBA-ve në zgjedhjet e ardhshme dhe gjëja e parë që West mendon sapo të hyjë në politikë është krijmi i një partie të re, të cilën reperi mendon ta quajë ‘The birthday party’.
Meqë jemi tek emri i çuditshëm që kandidati për president ka menduar për partinë e tij, thuhet se West vuan nga ç’rregullimi bipolar, që e bën atë të mos jetë i qendrueshëm.
Bashkëshorti i Kim Kardashian e ka pranuar edhe më herët që ai vuan nga bipolariteti dhe ai po punon shumë me veten për ta mposhtur këtë sëmundje. Episdodet e bipolaritetit tek Kanye ndonjëherë zgjasin për disa javë me radhë, derisa ai i rikthehet normalitetit. Shpesh sjellja e tij ka shkaktuar probleme edhe në marrëdhënien në çift mes tij dhe Kim.
Por çfarë është bipolariteti?
Çrregullimi bipolar është një sëmundje mendore serioze, e cila konsiston në luhatje të shpeshta të humorit dhe shumica e emocioneve të zakonshme behën të paparashikueshme dhe të shtuara. Njerëzit bipolar shumë shpejt shkojnë nga ektremi në ekstrem, pra nga të lumtur dhe energjikë në të trishtuar, të lodhur ose të acaruar.
Luhatjet e humorit mund të ndikojnë në aktivitetin e përditshëm, gjumë, sjellje, arsyetim apo edhe në aftësinë e të menduarit. Bipolariteti përshin maninë dhe hipomaninë, që kanë të bëjnë me rritjen e energjisë, shpërqendrimin dhe euforinë, si dhe depresioni që është e kundërta e manisë dhe hipomanisë.
Shkaqet e biopolaritetit nuk dihen, por disa faktorë që mund të ndikojnë janë: ndryshimet biologjike si dhe gjenetika. Për ta parandaluar duhet t`i kushtohet rëndësi e madhe shenjave paralajmëruese si dhe duhet kërkuar menjëherë ndihma e psikologut. Bipolariteti mund t`i çojë njerëzit që vuajnë prej tij drejt veprimeve të dëmshme për veten apo njerëzit përreth, si edhe drejt vetëvrasjes.