Nuk është sekret që Kanye West e urren divorcin, teksa bëri reagimin e parë pas ndarjes zyrtare nga Kim Kardashian.
Reperi miliarder, 44 vjeç, postoi një imazh në Instagram të premten (4 mars) e krahasoi divorcin me terma të ndryshëm si “COVID”, “të ecësh në xham”, “të rrihet në qendër tregtare”, “shpirti i dikujt që tërhiqet zvarrë mbi qymyr”, ndër të tjera gjëra të tmerrshme.
Postimi i ngjashme me poezinë gjithashtu ka disa rreshta që thonë: “Divorci duket sikur fëmijët tuaj janë rrëmbyer nga kontrolli juaj, divorci ndihet sikur ju qëlluan dhe trafiku është i ngadalshëm, divorci ndjehet si frymëmarrje e rëndë, ndihet si mbytje, mezi merr frymë”.
Foto: CGMIA
Është e paqartë nëse West i shkroi vetë fjalët apo nëse ato janë pjesë e një projekti të ri muzikor që ai planifikon të publikojë, shkruan
Megjithatë, mesazhi i fuqishëm vjen në një kohë të ndjeshme për të sepse më pak se 48 orë më parë një gjykatës shpalli West dhe ish-bashkëshorten e tij, Kim Kardashian, ligjërisht beqarë.
Foto: Getty Images
Për shkak të vendimit të gjykatësit, ylli i realitetit nuk duhet të përdorë më “Kim Kardashian West” – dhe tani e tutje mund të përdorë vetëm mbiemrin e saj të famshëm Kardashian.
Kim nuk humbi kohë duke bërë ndryshimin e mbiemrit edhe në platformat e saj të rrjeteve sociale.
Por, ndërkohë që West duket se është i mërzitur në rrjetet sociale, ai duket se po e trajton vendimin e gjykatësit shumë më mirë në jetën reale.
Foto: Kanye West/Instagram
Të enjten (3 mars), reperi i “All of the Lights” u pa me muzën e tij të re në Miami pak para se dyshja të hipnin së bashku në një aeroplan privat. Ata janë lidhur që nga shkurti pas ndarjes së West nga aktorja e “Uncut Gems”, Julia Fox.
Ndërkohë, Kardashian është në lidhje me Davidson, 28 vjeç, që nga tetori i 2021. Ajo paraqiti për herë të parë divorcin në shkurt 2021 pas gati shtatë vitesh martesë.
Ylli i “Keeping Up With the Kardashians” dhe CEO i Yeezy kanë katër fëmijë: North, Saint, Chicago, dhe Psalm.
/abc24.al/