Kamishi e zë studentin e mjekësisë duke provuar në provim, publikon edhe fotografi

0
Gjigandi

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherit mësimdhënës në Fakultetin e Mjekësisë, Bekim Haxhiu, ka bërë publik një metodë të kopjimit që e ka hasur tek një nga studentët në këtë afat të provimeve.

Në fotot që ka publikuar Haxhiu në Facebook, shihet se studenti ka tentuar të kopjojë me orë të mençur.

”Këtë metodë të kopjimit e kam hasur në këtë afat të provimeve, tek një student gjatë mbajtjes së provimit në Fakultetin e Mjekësisë në Departamentin e Fizioterapisë”, ka shkruar Haxhiu.

Ai u ka bërë thirrje studentëve që të mos kopjojnë, duke thënë se para pacientëve do të duhet të dalin me njohuritë që kanë mësuar e jo me orë dhe telefona të mençur.

RonaTyra

 

Image
Image

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu