Kamberin e dërgojnë në shtëpi, e ardhmja e sulmuesit nuk është te Rangers

0
Gjigandi

Florian Kamberi nuk është më në modë në Skoci.

Sulmuesi edhe pse në pjesën e dytë të sezonit ishte pjesë e Rejxhërs së trajnerit Stiven Xherrard, i cili kishte një konsideratë të lartë për shqiptarin, sërish nuk mjaftoi që klubi t’i ofronte një kontratë.

Mirëpo, për Kamberin nuk ka pasur vend as te Hibernian, klub që zotëronte kartonin e tij.

Mediat shprehen se Hibernian i ka dhënë lejen sulmuesit të rikthehet në Zvicër, aty ku me shumë mundësi do të jetë edhe e ardhmja e tij futbollistike.

 Kamberi ka pasur interesim nga ana e St. Galen dhe mbetet për t’u parë nëse palët do të mbërrijnë në një marrëveshje.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu