U mbajt gara ndërkombëtare me kuaj në Kosovë, cili klub doli i pari?

0
U mbajt gara ndërkombëtare me kuaj në Kosovë, cili klub doli i pari?
Gjigandi

Federata e Sporteve me Kuaj e Kosovës në bashkëpunim me Klubin e Sporteve me Kuaj Opoja dhe Komuna e Dragashit, organizuan garën ndërkombëtare me kuaj, e cila u mbajt të martën në Opojë të Dragashit, për nderë të të ndjerit, ish-kalorësit Muhamer Mustafa.

Pjesëmarrës ishin klube të shumta nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, si dhe klube nga Presheva.

I pranishëm në garë ishte edhe nënpresidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Milaim Kelmendi, i cili ndau edhe mirënjohje për më të dalluarit.

Garat u zhvilluan në disiplinat e shfaqjes, peshave të rënda dhe adrenalinës (gallop).

RonaTyra

Në shfaqje vendi i parë i takoi klubit Joni Ranch, në pesha të rënda, klubit të Kastriotit, ndërsa në adrenalinë, vendin e parë e zuri Farmansem i Fierit të Shqipërisë.

Garat u përcollën nga një numër i madh i shikuesve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu