Del në ankand topi i bejsbollit i nënshkruar nga Zelensky

0
Del në ankand topi i bejsbollit i nënshkruar nga Zelensky
Gjigandi

Një top bejsbolli i nënshkruar nga presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky në vitin 2019 do të shitet në ankand për të mbledhur para për vendin e shkatërruar nga lufta.

Topi i Rawlings Major League po shitet nga Randy Kaplan, koleksionist i njohur i topave të nënshkruar nga liderët botërorë. Një pjesë e të ardhurave do të shkojnë për ndihmë në Ukrainë, tha drejtuesi i ankandit RR Auction.

Topi pritej të shitej për të paktën 15,000 dollarë, por oferta kryesore tashmë e ka tejkaluar këtë shumë.

Ai është i nënshkruar me ngjyrë të zezë si me shkronja cirilike ukrainase ashtu edhe me gërma latine.

“I nderuari zoti Kaplan, ju lutemi gjeni të bashkangjitur një top bejsbolli, të nënshkruar nga Presidenti i Ukrainës, SH.T. Volodymyr Zelenskyy gjatë vizitës në Nju Jork në shtator 2019”,

RonaTyra

thuhet në shënim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu