“Kam bërë zërin e Agronit, lekët do mi jepte Salianji”/ Alizoti “fundos” ish-deputetin – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Fredi Alizoti, i cili dyshohet se është personi që luan rolin e zërit të Agron Xhafajt, në audio-përgjimin e publikuar kohë më parë nga PD-ja, ku pretendohej se Agron Xhafaj shfaqej duke bërë pazare droge, është marrë në pyetje nga Krimet e Rënda.

Sot në gjykatë po zhvillohet seanca e radhës për dosjen Babale, ku Fredi Alizoti është marrë i pandehur për akuzën e kallëzimit të rremë pasi tek audio-përgjimi pati rolin për të bërë zërin e Agron Xhafës vëllait të ish ministrit Fatmir Xhafa.
Gjatë Dëshmisë së tij, Alizoti ka zbuluar të tjera detaje, rreth dosjes së famshme “Babale”, ku ka hedhur akuza të forta në drejtim t ëish-deputetit të PD-së, Ervin Salianji.
Alizoti ka pranuar para prokurorrëve se ka bërë zërin e Agron Xhafajt dhe lekët ka thënë se do ia jepte Ervin Salianji, i cili sipas tij kërkonte ta përdorte audion, për të goditur  Fatmir Xhafën, ish-ministrin e Brendshëm.
Po ashtu, ai ka thënë se në atë kohë ka qëndruar tek Sali Lusha për lekët.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu