Juventusi fut tre lojtarët në marrëveshjen me Unitedit për Pogban

0
Gjigandi

Juventusi është duke bërë çmos që të rikthejë Paul Pogban në Torino në këtë afat kalimtar veror.

Sipas asaj që raporton Rai Sport, Manchester United mund të përfitojë njërin nga tre lojtarët si Aaron Ramsey, Adrien Rabiot apo Douglas Costa.

Pas coronavirusit që kaploi botën, klubet tani janë të fokusuar më shumë në shkëmbim të lojtarëve se sa në marrëveshje me të holla.

Nëse Zonja e Vjetër dëshiron të rikthejë Pogban në Torino, atëherë duhet paguar një shumë rreth 110 milionë euro.

Por, kampioni i Serie A është në dijeni se United është i interesuar në lojtarët e tyre si, Ramsey, Raiot dhe Costa.

RonaTyra

Në këto tri kërkesa, vetëm njëri mund të përfshihet dhe një shumë e parave, e që besohet se anësori brazilian mund të kalojë në Old Trafford. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu