Juventus i ka ftuar lojtarët që janë larguar nga Italia, për t’u rikthyer në Torino sa më shpejt që është e mundur.
Një pjesë e mirë e futbollistëve të Juves, përfshirë Cristiano Ronaldon, u larguan nga shteti italian drejt vendlindjeve të tyre për shkak të shpërthimit të koronavirusit.
Gjithsesi, qeveria italiane u ka dhënë dritën e gjelbërt skuadrave italiane për të nisur stërvitjet dhe rrjedhimisht, ftesat kanë qenë të kuptueshme.
Futbollistët që do të kthehen në Itali, fillimisht do t’i shtrohen karantinës 14-ditore në shtëpitë e tyre.
Ata që nuk kanë ikur nga vendi, pritet t’i rifillojnë stërvitjet të martën ose të mërkurën.