Juristi padit Këshillin e Lartë Gjyqësor: Do shkoj deri në Strasburg – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Profesori dhe avokati Jordan Daci është njëri nga 22 juristët jo gjyqtarë që kandidoi në garën e hapur drejt Gjykatës së Lartë. Por së bashku me 13 juristë të tjerë ai u skualifikua nga gara përderisa pak vite më parë ka qenë i angazhuar si këshilltar i një ish ministri.

Ky kriter e nxori nga gara , por Jordan Daci mendon se është diskriminuar ndaj dhe ka paditur Këshillin e Lartë Gjyqësor. Padia e parë bën fjalë për të ndaluar veprimet e KLGJ për të përzgjedhur tre kandidatë në këtë garë dhe e dyta të rikthehet edhe ai ne listën e pretendentëve.
“Nuk është ndjekur i njëjti kriter me një kandidat tjetër, një organ më i lartë e kam fjalën për KED që lejoi ish këshilltarin e presidentit të vijojë garën për të ILD, ndonëse ne kemi të njëjtin kriter. Por KED është organ më epror se KLGJ pasi mbush gjykatën kushtetuese, pra ky është një element diskriminues ndaj meje.
E dyta ç’është më e rëndësishme, kërkoj të kthehem në garë, dhe kërkoj sigurim padie pasi nuk mund të vazhdojë një proces i tillë”, thotë ai. Jordan Daci thotë se do t’i drejtohet edhe gjykatës së Strasburgut përsakohë nuk funksionon as gjykata që ai synon dhe as Gjykata Kushtetuese.
Në garën për në gjykatën e lartë për tre vende nga 22 kandidatë mbeten 8 juristë të spikatur të cilët i janë nënshtruar verifikimeve të mëtejshme të këshillit të lartë gjyqësor. Vazhdojnë garën 1.Ilir Panda, 2. Theodhori Sollaku, 3. Ervin Pupe, 4. Sokol Sadushaj, 5. Jetmira Rragami, 6. Rezarta Melo, 7. Ardita Alsula, 8. Kestrin Katro.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu