Adnan Januzaj është duke përjetuar një eksperiencë në Spanjë me skuadrën e La Liga, Real Sociedad. Sulmuesi me origjinë shqiptare është një element i rëndësishëm për baskët dhe ka zëne vendin e tij në formacion. Mirëpo, Januzajt nuk i del e keqja nga e kaluara e tij te Manchester United ku beson se nuk iu dha mjaftueshëm mundësia për të provuar talentin e tij. Madje, së fundmi ka akuzuar trajnerin e atëhershëm te “Djajtë e Kuq”, Luis Van Gal, se sa herë që bënte diferencën në fushë holandezi e ulte në stol.
Kujt ia dedikoi golin e parë me Sociedad?
“Luis Van Gal. Van Gal sepse nuk kam pse të mbrohem kundër tij, për këtë flasin statistikat. Sa herë që bëja diferencën në fushë me ndonjë asist apo gol, ai më ulte në stol. E njëjta ndodhte edhe me Depay. Nëse thotë se na ka dhënë mjaftueshëm mundësi, atëherë kjo është një e pavërtetë”.
Falenderues ndaj Gigs- “Fatmirësisht, ka shumë persona në Manchester që dinë të vlerësojnë. Një nga ata ishte Ryan Giggs. Giggs është një nga personat që i detyrohem më shumë te United. Kur ishte ende futbollist, më jepte shumë këshilla ndërsa mësova shumë prej tij edhe si trajner”, transmeton vipsport.
Trashëgimi i fanelës me numër 11 nga Gigs- “Do i jem gjithnjë mirënjohës për atë gjest. Ishte një gjest i madh vlerësimi për mua. Ai është një shembull”, u shpreh Januzaj.