Janë dhunuar barbarisht lojtarët shqiptarë

0
Gjigandi

Janë dhunuar barbarisht lojtarët në stadiumin e qytetit të Pukës “Ismail Xhemali” mes vendasve dhe Egantias, që u mbyll me barazim 1:1.

Persona të paidentifikuar kanë goditur futbollistët e Rrogozhinës, duke i shpëtuar mbulimit të policisë së Pukës dhe ka lojtarë të gjakosur.

Mësohet se lojtarët janë izoluar brenda dhomave të zhveshjes që të mbërrijnë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë për t’i nxjerrë nga stadiumi dhe për t’i shoqëruar rrugës, që të mos kenë probleme.

Rezultati i ndeshjes 1:1 mund të bëjë që pukjanët të bien në Kategorinë e Dytë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu