Më kërkuan seks kur firmosa dhe nuk më paguan! Sportistja tronditë

0
Gjigandi

Ish-kapitenia e Serbisë në Basketboll, Milica Daboviç, është dashur të luftojë disa herë kundër kërkesave për seks që kishin shkruar në drejtim të saj.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, 38-vjeçarja ka zbuluar se gjatë karrierës së saj i janë ofruar disa herë oferta për seks, por ajo i ka refuzuar, duke thënë se kështu e shikon veten me krenari në pasqyrë.

“Një president klubi dëshironte seks me mua, por unë nuk pranova. 3 muaj pas kësaj ata më larguan nga skuadra, madje as nuk më paguan për këtë periudhë. Megjithatë kjo nuk ishte hera e vetme, pasi njëherë nënshkrova kontratë me një klub dhe menjëherë pas kësaj, presidenti kërkoi që unë të shkoja në shtrat me të, unë refuzova dhe u largova menjëherë.

Jam e lumtur që nuk i kam hapur kurrë këmbët, pasi kam ndërgjegje të pastër dhe shikohem në pasqyrë me krenari.”, u shpreh Daboviç.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu