Infermierja ruse Nadezhda Zhukova do të tërhiqte vëmendjen mediatike, teksa u shërbente e veshur me të brendshme, pacientëve të infektuar me Covid-19.
Nisur nga çfarë raportohej mediatikisht, Nadezhda u kish’ thënë zyrtarëve të spitalit se ishte “shumë seksi” për të veshur rroba poshtë veshjes mbrojtëse.
Ndonëse nuk kishte ankesa nga pacientët, administrata e spitalit e pushoi nga puna për “mosrespektimin e kërkesave të veshjeve mjekësore”.
Por duket se kjo i ka shërbyer për mirë infermieres, pasi tashmë ajo ka siguruar një kontratë si modele. E megjithatë, e reja shprehet se ëndrra e saj është të bëhet mjeke dhe se për këtë do të vijojë specializimin përkatës.
Burimi: top-channel.tv