Ja sa persona erdhën në Kosovë pas hapjes së aeroportit

0
Gjigandi

Fluturimet në aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” ishin ndërprerë qysh në muajin mars, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Pas katër muajve, aeroporti u hap javën e kaluar për udhëtarë.

Si pasojë e kësaj shumë kosovarë që kishin shkuar të vizitojnë vendet evropiane kishin mbetur atje, e shumë nga diaspora u desh t’i anulojnë pushimet në vendlindje.

Mirëpo, në ditën e parë të hapjes së aeroportit, më 28 qershor, kishin ardhur afro 3 mijë udhëtarë në Republikën e Kosovës.

Ndërsa, 885 të tillë janë larguar nga këtu.

RonaTyra

Për tre ditë, që nga 28 deri më 30 qershor, Aeroporti i Prishtinës u kishte shërbyer 9393 udhëtarëve, që kanë pasur 93 fluturime në ardhje dhe vajtje.

Kështu bëri të ditur për IndeksOnline, zëdhënësi i aeroportit “Adem Jashari”, Bujar Gashi.

Sipas të dhënave që ka marrë IndeksOnline, për tre ditë rresht intensiteti i të arriturve në Kosovë ishte thuajse i njejtë.

“ Më 28 qershor kanë ardhur 2993 udhëtarë, 885 në shkuarje, më 29 qerdhor 2027 në ardhje, 400 në shkuarje, e 30 qershor 2429 në ardhje e 594 në shkuarje”.

Sipas Gashit, Zvicra dhe Gjermania mbeten vdenet me numrin më të madh të fluturimeve për në Aeroportin e Kosovës.

“Që nga hapja e Aeroportit , ne ju kemi shërbyer 9393 udhëtareve, dhe kemi pasur 93 fluturime ne ardhje dhe në shkuarje.

Në ditën e parë (28.05.2020) kemi pasur 3878 udhëtare ( 2993 në ardhje ) dhe (885 në shkuarje).

Zvicra dhe Gjermania mbeten vendet me numrin më  të madh të fluturimeve për nga Aeroporti i Prishtinës.

Ne presim gjatë javes që listës së destinacioneve ekzistuese t’i shtohet Londra ( Heathroë Airport) nga kompania a famshme ajrore British Airëays”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu