Fundjava që lamë pas nuk ishte më e mira për sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqi.
Futbollisti prizrenas e nisi nga minuta e parë derbin ndaj Besiktasit në “Vodafone Arena”, por u largua nga loja pas më pak se 30 minutave lojë.
Kjo për shkak të ndërhyrjes së rrezikshme ndaj futbollistit të Besiktasit, gjë e cila bëri që gjyqtari ta ndëshkonte me të kuq 26-vjeçarin.
Për shkak të kartonit të kuq Muriqi do të përballet me procedura disiplinore nga Komisioni Disiplinor i kampionatit elitar turk.
Reprezentuesi i Kosovës rrezikon të pezullohet me dy deri në katër ndeshje shkaku i kartonit të kuq.
Rregullat në Turqi thonë se futbollistët që bëjnë ndërhyrje serioze dhe të dhunshme ndëshkohen me dy deri në katër ndeshje moslojë.
Ndryshe, në afatin kalimtar veror Muriqi pritet të largohet nga Fenerbahçe.
Interesim për të kanë shprehur klubet si West Bromwich Albion, Lazio, Roma dhe Tottenhami.